Ju jeni ketu Home » Arkiva » Amsterdam 30 Mars - 2 Prill 2017

Amsterdam 30 Mars - 2 Prill 2017

Modifikimi i fundit

Amsterdam - Roterdam - Delft - Hage me avion nga Tirana.

Cmimi: 449 Eur. 30 Mars - 2 Prill 2017. 3 Nete/4 Dite.
Nisja nga Tirana: 04.25  dhe Mberritja ne Amsterdam: 09.10
Kthimi nga Amsterdami: 20.30, mberritja ne Tirane: 01.35 te dates 3 Prill.

Fluturim me avion nga Tirana me tranzit. Bagazhet e lejeuara: 20kg ne bagazh dhe 10kg ne kabine. Vizite e Amsterdam-it, Roterdam-it, Delft, Hages.

Disponibiliteti

Turi i hapur per rezervime.

Programi i detajuar

Dita 1. 30 Mars
Nisja nga Tirana me avion ne 04.25. Mberritja ne Amsterdam ne 09.10. 
Direkt nga aeroporti me autobus do te shkojme ne qender te qytetit per te vizituar kete qytet interesant te ngritur mbi kanale. 
Ne dreke do te kthehemi ne Hotel per te marre dhomat.
Mbasdite vajtje ne qender me metro per te vazhduar me tej viziten. Do te vazhdojme turin e nje pjese te qytetit te Amsterdamit, ku do te permendim Sheshin e Muzeumeve, VondePark dhe me pas do te vazhdojme per ne Leidseplein, nje nga sheshet me te njohura te qytetit per jete nate. Ketu do te gjeni bare, restorante e dyqane te hapura deri ne oret e vona te mbremjes. Nje atmosfere e mrekullueshme dhe plot gjalleri do tu shoqeroje gjate gjithe mbremjes ne kete shesh. 
Nje shetitje ne Lagjen me Drita te Kuqe (Red Light District), shume e famshme ne te gjithe Europen do te jete vizita e fundit per kete dite, pas te ciles mund te shkojme diku per te ngrene darken, kthehemi ne hotel apo ata qe duan te shijojne jeten e gjallerueshme te Amsterdamit naten, mund te vazhdojne programet e darkes.

Dita 2. 31 Mars

Pas mengjesit ne hotel ne oren 09.30 transferte me autobus per nje shetitje me anije ne kanalet e Amsterdamit. Kjo shetitje do tu prezantoje ne nje tjeter forme qytetin, i pare nga nje tjeter kendveshtrim. Pamje te mrekullueshme do te shfaqen para jush te kanaleve, urave, shtepive te tregetareve te shekullit 17-te me catite e tyre karakteristike trekendeshe, varkave shtepi dhe portit te vjeter, si dhe do te degjoni nga guida shpjegimet perkatese.
Pas shetitjes me anije, do te vazhdojme guiden me kembe, prane Stacionit qendror te trenit (Central station), prane te cilit ndodhet dhe Pallati I Burses Beurs van Berlage, i cili sot funksionon sot si pallat publik per koncerte dhe ekspozita. Do te vazhdojme turin permes rruges Damrak, nje nga bulevardet kryesore te Amsterdamit, plot me dyqane, kafe, restorante dhe suvenire, e cila na con ne Sheshin Dam.
Sheshi Dam eshte qendra e Amsterdamit, dhe nje nga sheshet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit. Ne contrast me historine e tij te trazuar, ky shesh tani eshte nje vend I qete ku fluturojne qindra pellumba dhe turistet ndalojne per tu clodhur. Ne qender te sheshit ndodhet monumenti Kombetar i Lirise, i cili perfaqeson clirimin e Hollandes gjate luftes se dyte Boterore, me nje lartesi prej 22 m. Pallati mbreteror, i cili dominon sheshin, me fasaden e tij klasike dhe skulpturat e mrekullueshme eshte nje pasqyre e shkelqimit dhe pushtetit te ketij qyteti.
Kisha e Re, eshte nje tjeter monument qe ndodhet ne Sheshin Dam, e ndertuar ne shekullin 14 – te ne stilin Gothik.
Muzeu i Madame Tusaud ndodhet gjithashtu ne kete shesh. Nje muze teper I vecante ku gjenden te gjitha figurat me te shquara te Politikes, Artit dhe Kinematografise Boterore.
Rruga Kalver eshte nje rrugice e ngushte shume e bukur, me ndertesa karakteristike Hollandeze, dyqane te panumerta, bare, coffeshop, pergjate te ciles do te kalojme per te shkuar dhe vizituar Beginjhof, nje kopesht i bukur i rrethuar nga shtepi te vjetra. Shtepite rreth ketij kopshti kane qene dikur banesat e murgeshave Beguine dhe sot ende jane banesat e grave te vetmuara. Ne qender te kopshtit ndodhet nje kishe mesjetare dhe shtepia me numrin 34 eshte me e vjetra e Amsterdamit.
Mbasdreke kohe e lire per te vizituar Muzete e qytetit: Rijksmuseum ose Museun e Van Gohg.
Kthimi ne hotel me tren te shoqeruara nga Guida.

Dita 3. 1 Prill

Kjo dite do ti kushtohet vizitave jashte Amsterdamit (Pagese shtese 22 Eur personi). Rotterdam-Delft-Hage-Maturodam. Pas mengjesit do te nisemi me autobus ne drejtim te Roterdamit. Pasi te vizitojme kete qytet modern me portin e tij do te nisemi drejt Delft-it. Katedralja e Delft-it eshte vendi ku jane varosur gjithe mbreterit e Hollandes. Me tej do te vazhdojme ne drejtim te Hages. dhe ne fund te parkut te Madurodam-it (bileta e hyrjes 15 Eur).
Mbasdite do te kthehemi ne hotel. Darka e lire.

Dita 4. 2 Prill

Paradite e lire. ne 14.00 do te nisemi drejt nje qyteti tip peshkataresh hollandez, Volendam. Kohe e lire ne kete qytet te vogel dhe rreth ores 16.30 nisemi per ne aeroport.
Avioni niset ne 20.30.

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturim me avion Tirane - Amsterdam - Tirane (me tranzit)
  • Bagazhet e lejuara 20kg ne bagazhin e avionit dhe 10kg ne kabine
  • 3 Nete akomodim ne hotel 4* me mengjes (Novotel)
  • Transfertat nga dhe ne aeroport me autobus dhe ekskursionet sipas programit.
  • Shoqerues dhe guide gjate gjithe kohes.

Ne pakete nuk perfshihen:

Paketa ekskursioneve shtese Diten e trete: Rotterdam-Delft-Hage-Maturodam: 22 Eur
Bileta per transport publik, tram, metro, tren.
Bileta e hyrjes ne parkun e Madurodam-it (15 eur)

Foto galeri me pershkrime.

Eshte lezuar 9987 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike