Ju jeni ketu Home » Arkiva » ROME 25 - 28 Nentor, me avion

ROME 25 - 28 Nentor, me avion

Modifikimi i fundit
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

Cmimi 319 Euro, fluturim me avion, guide e plote e Romes.

25 - 28 Nentor Nentor, 2016, 3 Nete. 
Cmimi: 319 Euro/person.
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 3 nete ne hotel me 3 yje ne qender.

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Vende te vlefshme: me kerkese

Pershkrimi i programit

Dita 1: E Premte 25 Nentor

Nisja nga Tirana ne oren 16.45. Mberritja ne Rome ne oren 18.20. Transferta me autobus nga aeroporti ne hotel. Pasdite shetitje me kembe ne qender te qytetit.

Mbremje e lire

Dita 2: E Shtune 26 Nentor

Pas mengjesit do te fillojme turin: Roma e Lashte. 
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per te perfunduar ne Piazza del Popolo .

Kthim ne hotel ne mbremje. 

Dita 3: E Diele 27 Nentor

Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.

Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. 
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te romes port e gjithe Europes, Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti etj.

Pasdite e lire, kthim ne hotel ne mbremje.

Dita 4: E Hene 28 Nentor

Pas mengjesit kohe e lire ose vizite me kembe ne zonen afer hotelit: Kisha Santa Croce ne Jeruzalem,  San Giovani in Laterano, Scala Santa, Piazza Republika.
13.00 Nisja per ne qendren tregtare EUROMA 2. Ndalese per rreth 3 ore per pazar dhe ne 16.30 nisja per ne aeroport per fluturimin e kthimit.
Avioni drejt Tiranes niset ne 19.00.

Cfare Perfshihen
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:

Drekat dhe darkat
Hyrjet ne muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 45 Euro.

Rome 25-28 Nentor 2016

SKU: ROM25NOV2
Cmimi per person ne dhome 2-she
Price: 319 €
Mshop prod addedcart
https://www.mtitravel.al/inner.php/ajax
YXJraXZhL3JvbWUtbmVudG9yLWF2aW9uLmh0bWw=
Eshte lezuar 5462 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike