Ju jeni ketu Home » Arkiva » TOSKANA 24 - 26 Janar 2020

TOSKANA 24 - 26 Janar 2020

Modifikimi i fundit
TOSKANA 24 - 26 Janar 2020
TOSKANA 24 - 26 Janar 2020

Vizitohen: Firenze-San Gimignano-Siena-Chianti-Piza. Fluturimi Tirane-Firence dhe Piza-Tirane.

Datat: 24 - 26 Janar 2020
Cmimi: 379 Eur.
Fluturimi Tirane-Firence (nisja 07.50) / Pisa - Tirane (nisja 19.40)
Tur i plote i Toskanes, vizite ne Firence, San Gimignano, Siena, Chianti, Piza.

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Tur i konfirmuar , vendet te disponueshme 8.

Programi

Dita 1: 24 Janar. Firence

Nisja nga Tirana me avion ne 07:50. Mberritja ne aeroportin e Firences ne 09:30, dhe nisja per ne Piazzale Michelangelo. Me pas, me autobus do te transferohemi ne qender dhe nga aty vizita vazhdon me kembe. Qyteti I Firences terheq miliona turiste cdo vit, dhe UNESCO e deklaroi Qendren Historike te Firenzes nje trashegimi boterore ne vitin 1982. Ky qytet njihet per kulturen e tij, artin dhe arkitekturen e Rilindjes, dhe monumetet. Qyteti gjithashtu ka nje numer te madh muzeumesh dhe galerish, si psh. The Uffizi Gallery dhe Palazzo Pitti, dhe ende ushtron nje ndikim te madh ne fushat e artit, kultures dhe politikes. Per shkak te trashegimise artistike dhe arkitekturore te Firenzes, eshte njohur si nje nga qytet me te bukura ne bote.
Rreth ores 18:00-19:00 do te bejme transferimin ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.

toskana map

Dita 2: 25 Janar. San Giminiano - Chianti - Siena
Pas mengjesit ne hotel, ne oren 08:30 do te behet nisja me autobus per ne San Gimignano, Qyteti i Kullave te bukura ndodhet ne Toskana, 56km ne jug te Firences. Ai sherbeu si pike lidhje e rendesishme per pelegrinet qe udhetonin drejt ose nga Roma ne rrugen Francigena. Familjet patriciane qe kontrollonin qytetin ndertuan afro 72 shtepi-kulla (disa te larta deri ne 50m) si simbole te pasurise dhe fuqise se tyre. Edhe pse vetem 14 kane mbijetuar, San gimigniano ka ruajtur atmosferen dhe pamjen e tij Feudale. Qyteti gjithashtu ka disa kryevepra te artit Italian te shekullit 14-15. Brenda mureve te qytetit ndertesat e ruajtura mire perfshijne shembuj te arkitektures romake dhe asaj gotike, me ndertesat mbreslenese laike dhe kishat. Ky qytet eshte gjithashtu I njohur per shafranin, Proshuten e Arte, dhe veren e tij te bardhe, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji I vjeter I rrushit Vernaccia I cili rritet ne kodrinat ranore te zones.

Pas vizites ne qytetin e San Gimignanos do te jene rreth dy ore te lira per kafe ose per te ngrene.
Me pas do te vizitojme zonen e Chiantit, e cila eshte nje nga me te bukurat ne te gjithe Toskanen, gjithashtu edhe me e njohura dhe e vleresuara nga vizitoret nga e gjithe bota. Peisazhet e Chiantit jane kaq te bukura dhe te vecanta sa frymezojne shume fotografe te cilet i kthejne ne kartolina apo kalendare. Megjithate Chianti nuk eshte thjesht nje rajon i bukur dhe i njohur i Toskanes, por ai eshte gjithashtu nje lloj vere shume e mire. Shijimi i kesaj vere eshte dicka qe duhet ta provoni patjeter ne Chianti. Ka shume lloje vererash qe prodhohen ne kete vend, secila me shijen e vet te vecante.

Dreka do te kalohet ne nje nga kantinat e zones se Chianti-it. Pagesa eshte supplementare 25 Eur/person, ku perfshihen:
    • 6 tipe vererash te zones (Vere e bardhe, e kuqe, dhe me gas) 
    • Sallam toskane, Dhjath dhie te zones, brusketa me vaj ullirri extra vergine, acceto Balsamiko te Modenas, dhe vaj tartufi
    • Embelsire: Cantucci dhe Vinsanto (Biskota me bajame dhe shurup vinsanto)
    • Raki Grapa.

    Pas dreke do te vizitojme Sienen. Qendra historike e Sienes eshte deklaruar nje trashegimi boterore nga UNESCO, dhe eshte nje nga vendet turistike me te vizituara. Siena eshte e njohur per kuzhinen e saj, artin, muzete, peisazhet mesjetare te qytetit dhe Palio-n, nje gare me kuaj qe behet dy here ne vit. Nje nga vendet per tu pare ne Siena eshte dhe Palazzo Pubblico, i cili eshte nje pallat qe daton ne vitin 1287 dhe u ndertua si nje shtepi per qeverine republikane te qytetit. Nje tjeter atraksion turistik eshte Piazza del Campo, nje nga sheshet mesjetare me te bukura te Europes, ne formen e nje guacke i cili ka shume monumente qe e rrethojne. Midis tyre eshte edhe Torra del Mangia, e cila ishte nje nga kullat laike me te gjata ne Italine mesjetare.
    Mbasdite do te behet kthimi me autobus ne hotel.
    Akomodimi ne Firenze.

    Dita 3: 26 Janar. Piza - Shoping - Aerorport
    Ne oren 10:00 do te behet nisja per ne Piza bashke me bagazhet.  Para se te arrijme ne Pisa do te keni 3 ore te lira per te bere shopping, dhe me pas do te vazhdojme me viziten. Pisa eshte kryeqyteti I provinces se Pises. Megjithese Pisa eshte I njohur per kullen e saj qe anohet, ky qytet perfshin me shume se 20 kisha te tjera, disa vende mesjetare, dhe ura te ndryshme. Ne kete qytet ndodhet gjithashtu dhe Universiteti i Pises, i cili ka nje histori qe prej shek. 12 dhe Scuola Normale Superiore di Pisa, e themeluar nga Napoleoni ne 1810.
    Ne oren 17:00 do te behet nisja nga Pisa per ne areoport. Fluturimi nga Firenze ne Tirane ne 19:40 dhe mberritja ne Tirane ne 21:20.

    Ne pakete perfshihen:

    • Fluturimi me avion vajtje-ardhje.
    • 2 nete akomodim me mengjes ne hotel  ne Firence
    • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
    • Shetitjet me autobus sipas programit.
    • Guida sipas programit
    • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
       

    Ne pakete nuk perfshihen:

      • Hyrjet ne muzeume.
      • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”.
      • Bakshish per shoferin e autobuzit 5 Eur/personi.
      • Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 59 Euro.


Rezervo
Kontakt
Fjalet me * jane te domosdoshme.


FIRENCE Piazza-della-Cisterna San gimignano FIRENCE Kulla e Pizes San gimignano SIENA SIENA Degustim Vere Degustim Vere Degustim Vere


Eshte lezuar 10813 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike