Sie sind hier Home » Arkiva2 » Udhetim ne Stamboll 14-17 Mars

Udhetim ne Stamboll 14-17 Mars

Letztes Update
Udhetim ne Stamboll 14-17 Mars
Udhetim ne Stamboll 14-17 Mars

Udhetim ne grup Stamboll

Datat: 14-17 Mars 2024
Cmimi: 299 Eur
Akomodim ne: Faros Hotel Taksim 4*
Mengjesi ne Hotel. Guide e plote e qytetit.
Fluturim me Pegasus Airline
3 Nete/4 Dite ne Stamboll.
Disponibiliteti

Vende te Vlefshme: 4


Oraret e Fluturimit:
14 Mars: Tirane - Stamboll 03:15-07:00
17 Mars: Stamboll - Tirane 22:00-21:55

Dita 1. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 03.15. Mbërritja në Stamboll në 07.00
Transferta nga aeroporti në Qendër të Stambollit. Direkt nga aeroporti do shkojme ne lagjen Taksim, do te shetisim zonen tregtare, argetuese, plot me bare restorant, aty ku ndodhen dhe dyqanet per shoping ne rrugen Istiklal-caddesi (Rruga e Pavaresise). Kjo rruge eshte nje nga atraksionet turistike me te njohura ne Stamboll (dikur quhej "Grande Rue de Pera"), sepse aty kalon dhe Trami Nostalgjik. me tej do te ecim ne rrugen  Galata Mevlevihanesi ( Banesa e Dervisheve) duke vizituar porten historike, dhe pak me tutje do te mberrijme ne Kullen Galata. Mundesi per ta vizituar brenda dhe per te admiruar pamjen e bukur ne maje te kulles. Bileta e hyrjes 30 tl (afersisht 4 Eur). Me tej do te marrim autobuzin dhe do te nisemi drejt hotelit per te marre dhomat. Darka e lire

Dita 2. Mëngjesi në Hotel. Vizitë e plote me guidë dhe autobus ne: Xhamia Blu, Hipodromi, Xhamia e Madhe e Shenjte Shën Sofia (dikur Kisha e shen Sofise), Pallati Topkapi, Kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, vizite ne Basiliken Cisterna,

Dita 3. Mengjesi ne hotel. Vizite ne Grand Bazar Kapali Carsi.
Mbasdite Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit  për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Kthimi ne hotel ne darke. Darka e lire. 

Dita 4. Mëngjesi në Hotel. Paraditja e lire. Mbasdite Futja e bagazheve ne autobus. Nisja per ne Aeroport.
Fluturimi nga Stambolli në 22.00. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21.55

Ne pakete perfshihen: 

  • Fluturim me avion me bagazh kabine
  • Transfertat me autobus Aeroport - Hotel - Aeroport
  • Tur dite e plote me autobuz dhe Guide 
  • Akomodim ne: Faros Hotel Taksim 4*...
  • Mengjesi ne Hotel
  • Vizitohen: Lagjia Sulltanahmet, Kodra e te dashruarve, Topkapi Palace etj.
  • Shoqerues gjate gjithe udhetimit

Ne pakete nuk perfshihen:

  • Dreka dhe darkat
  • Biletat e hyrjeve ne muze
Wurde 763 mal gelesen

Blog Turet e Pranveres

Blog - Shen Valentini - Festat e Marsit

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike