Sie sind hier Home » MTI TRAVEL » Fundjava ne Shqiperi » Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor

Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor

Sonderangebot

Vizitohen: Vaskat e Gureve, Syri i Kalter, Ujevara e Grunasit, Kulla e Ngujimit, Kisha e Thethit, Lugina e lumit te Thethit

Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor
60.00
Verfügbarkeit: Direkt verfügbar
https://www.mtitravel.al/inner.php/de/shop/
https://www.mtitravel.al/de/shop/

Beschreibung

Cmimi Baze: nga 60 Eur/person. 

Nisjet cdo te Shtune: 6 Qershor, 13 Qershor, 20, 27...Korrik, Gusht....
Nisja nga: Tirana. Madhesia e grupit: Min. 6 - Max. 14 persona

Cfare perfshihen:

  • Akomodimi 1 Nate ne: Bujtina Gurra Theth Qender
  • Mengjesi + Dreka+Darka
  • Transporti me Minibus 
  • Guida ne Theth
  • Shoqerues nga Agjensia

Nuk perfshihen:

Transport me mjet lokal nga Bujtina ne Nderlysaj (personat qe nuk preferojne te ecin 1,5 ore me kembe), Bileta e hyrjeve ne Kullen e Ngujimit ne Theth, shpenzimet personale, siguracion shendetesor ne udhetim.

Dita 1: Tirane - Shkodër - Theth

Nisja nga Tirana do te behet ne 06:00 ne drejtim te  Shkodres. Ne Shkoder do te nderrojme mjetin e transportit  per itinerarin Shkodër - Theth dhe rreth 2 orësh me makinë, do te arrijme  në Theth. Marrja e dhomave ne bujtine. Lenia e bagazheve per te vazhduar me ecjet me kembe ne drejtim te Syrit te Kalter.
Kalimi nga Shkodra ne Theth do te behet nga: Qafa e Thores ku mund te behet një ndalesë opsionale, në pikën më të lartë të rrugës në 1700m, ku mund të shijoni pamjen e majave përreth, të pini një kafe tek Buni i Bajraktarit, një kompleks turistik i ndertuar kohet e fundit

Vizite: Lugina e Thethit - Rrugë prej guri - Syri i Kaltë

Vaskat e gureve ne Nderlyse foto janë disa formacione shkëmbore, krijuar nga rrjedhja e bollshme e ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre në luginën e Thethit.

Ecje rreth 90 minuta me këmbë (ecje e lehte) në mes të natyrës përgjatë Lumit te Thethit. Pas një pushimi të shkurtër këtu, do te vazhdojme drejt Syrit të Kaltër, për 50 min ecje te tjera mesatarisht.

Syri i Kaltër i Thethit, i vendosur në Kaprre, është një burim me ujë të thellë blu në mes të pyjeve. Kjo pjese rruge është një bukuri e rralle, nje surprize per cdo turist qe vjen per here te pare.
Kohe e lire per foto, ose ne rastin e temperaturave te larta nje zhytje ne uje do te ishte nje kenaqesi me vete. Para se te perendoje dielli kthimi mbrapsht ne bujtine, 90 min ecje me kembe, ose transferte me makine lokale, është opsionale (tarifë shtesë)
Kohëzgjatja gjate dites: 6-7 orë kohë totale në këmbë
Vështirësia: e lehtë e moderuar. Fjetja dhe Darka ne bujtine. 

Dita 2: Ujëvara e Thethit - Kanioni i Grunasit - Kulla e Ngujimit - Kisha e Shën Gjonit

Pas mëngjesit në bujtinë, rreth ores 09:00, do të drejtohemi tek Ujëvara e Grunasit dhe Kanioni i Grunasit. Gjatë rruges se kthimit, do të pushojme në livadhet e Thethit dhe do të vizitojme Kishën e Shën Gjonit, Muzeun Etnografik dhe Kullën e Ngujimit. Kthimi ne Bujtine rreth orës 13.00 dhe nisja drejt Tiranes. Koha e udhëtimit nga Thethi në Shkodër është 2.5 orë. Nga Shkodra në Tiranë, do të rimarrim perseri mjetin tone per tu kthyer ne Tirane.


Leave a reply | Cancel reply

Bitte bestätigen Sie, dass Sie kein Roboter sind!
reply
Veröffentlichen
Löschen
Your comment will be published after a moderator approval.
https://www.mtitravel.al/inner.php/de/ajax
 
Bitte warten ...

Features

SKUTHE/2D/QER
Menge auf Lager 28
Transporti me autobus Transporti me autobus
Shoqerues dhe Guide Shoqerues dhe Guide
All Inclusive All Inclusive
Madhesia e Grupit Min 6 - Max 14 Persona
Vaktet e perfshira Mengjes+Dreke+Darke
Hoteli qe do perdoret Bujtina Gurra Theth Qender
Treffer21080
DatumMai 27, 2020
* Immaterielles Produkt

Produktbewertung

     9/10, 2 Bewertungen

Tags

Ähnliche Produkte

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike