Ju jeni ketu Home » Festat e Nentorit » Amsterdam 23-27 Nentor 2021

Amsterdam 23-27 Nentor 2021

Modifikimi i fundit

Fluturim direkt Tirane - Eindhoven, Vizite ne Amsterdam, Hage dhe Roterdam.

Cmimi: 490 Eur. 23-27 Nentor. 4 Nete/5 Dite.
Nisja nga Tirana: 13.25 dhe Mberritja ne Amsterdam: 16.10
Kthimi nga Amsterdami: 16.40 mberritja ne Tirane: 19.10
Fluturim me avion Tirana - Eindhoven. Bagazhet e lejuara: 1 cante shpine. 8 kg. 

Disponibiliteti

Vende te vlefshme 10+


Programi i detajuar

Dita 1. 
Nisja nga Tirana me avion ne 13.25. Mberritja ne Amsterdam ne 16.10. 
Direkt nga aeroporti i Eindhoven-it do te nisemi drejt Amsterdamit. Marrja e dhomave, darka e lire.

Dita 2. 

Pas mengjesit do te vazhdojme turin e qytetit te Amsterdamit, ku do te permendim Sheshin e Muzeumeve, per te vizituar Muzete e qytetit: Rijksmuseum ose Museun e Van Gohg, VondePark dhe me pas do te vazhdojme per ne Leidseplein, nje nga sheshet me te njohura te qytetit per jete nate. 
Dreka e lire. Pas dreke do te vazhdojme guiden me kembe, prane Stacionit qendror te trenit (Central station), prane te cilit ndodhet dhe Pallati I Burses Beurs van Berlage, i cili sot funksionon sot si pallat publik per koncerte dhe ekspozita. Do te vazhdojme turin permes rruges Damrak, nje nga bulevardet kryesore te Amsterdamit, plot me dyqane, kafe, restorante dhe suvenire, e cila na con ne Sheshin Dam.
Sheshi Dam eshte qendra e Amsterdamit, dhe nje nga sheshet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit. Ne contrast me historine e tij te trazuar, ky shesh tani eshte nje vend I qete ku fluturojne qindra pellumba dhe turistet ndalojne per tu clodhur. Ne qender te sheshit ndodhet monumenti Kombetar i Lirise, i cili perfaqeson clirimin e Hollandes gjate luftes se dyte Boterore, me nje lartesi prej 22 m. Pallati mbreteror, i cili dominon sheshin, me fasaden e tij klasike dhe skulpturat e mrekullueshme eshte nje pasqyre e shkelqimit dhe pushtetit te ketij qyteti.
Kisha e Re, eshte nje tjeter monument qe ndodhet ne Sheshin Dam, e ndertuar ne shekullin 14 – te ne stilin Gothik.
Muzeu i Madame Tusaud ndodhet gjithashtu ne kete shesh. Nje muze teper I vecante ku gjenden te gjitha figurat me te shquara te Politikes, Artit dhe Kinematografise Boterore.
Rruga Kalver eshte nje rrugice e ngushte shume e bukur, me ndertesa karakteristike Hollandeze, dyqane te panumerta, bare, coffeshop, pergjate te ciles do te kalojme per te shkuar dhe vizituar Beginjhof, nje kopesht i bukur i rrethuar nga shtepi te vjetra. Shtepite rreth ketij kopshti kane qene dikur banesat e murgeshave Beguine dhe sot ende jane banesat e grave te vetmuara. Ne qender te kopshtit ndodhet nje kishe mesjetare dhe shtepia me numrin 34 eshte me e vjetra e Amsterdamit.
Ne darke do te vizitojme Lagjen me Drita te Kuqe (Red Light District), shume e famshme ne te gjithe Europen do te jete vizita e fundit per kete dite, pas te ciles mund te shkojme diku per te ngrene darken, kthehemi ne hotel apo ata qe duan te shijojne jeten e gjallerueshme te Amsterdamit naten, mund te vazhdojne programet e darkes.


Dita 3. 

Pas mengjesit vizite e plote Hage-Delft-Rotterdam
Haga i vetmi qytet i madh ne Hollande me nje plazh direkt ne bregun e detit te veriut. Do te vizitojme resortin shume te njohur Schevening, nje vend i mrekullueshem per ta vizituar gjate gjithe vitit me plazhin e gjate 1 km dhe platformen ne det "De Pier" plot me dyqane suveniresh, bare dhe restorante.
Duke u larguar nga Scheveningen do te vazhdojme ne drejtim te Hages, nje qytet me shume monumente, hotele elite dhe zemra politike e Hollandes. Qeveria e Hollandes drejtohet nga nje vend historik, Binnenhof. Aty prane ndohen dhe zyrat e Mbretit "Noordeinde Palace". Menjehere perballe jush do te shfaqet muzeu Mauritshuis, shtepia e piktoreve me te njohur hollandeze te periudhes se Rembrandt dhe Vermeer, nje ndertese e shekullit 17. Nje koleksion pikturash me fame boterore eshte i ekspozuar ne kete muze si pershembull: "Vajza me vethe Perle" nga Vermeer ose "Leksioni i antomise nga doktor Nikolas" nga Rembrandt.

Do te vazhdojme udhetimin tone drejt qytetit te Delft-it. Katedralja e Delft-it eshte vendi ku jane varosur gjithe mbreterit e Hollandes. Delft eshte qyteti ku do te njiheni me jeten dhe vdekjen e "Babait te Kombit" William of Orange i varrosur ne kishen e re ne delft, dhe i vrare ne Museum Prinsenhof, aty ku akoma ndodhen vrimat e plumbave ne mur. Pas nje vizite ne sheshin kryesor te qytetit dhe pak kohe te lire ne baret dhe kafenete do te nisemi per ne Rotterdam.
Rotterdami eshte qyteti i dyte ne Hollande me portin me te madh ne Europe per perpunimin e konteinereve. Me nje arkitekture moderne bie ne kontrast me qytetet e europes se vjeteruar. I bombarduar teresisht gjate luftes se 2-te boterore, ai u ngrit si nje qytet me nje arkitekture moderne. Ura moderne Erasmus e ngritur mbi lumin Mass ne 1996, Stacioni i ri i trenit i perfunduar ne 2014 dhe Apartamentet Kubike te mbeshtetur ne njerin kulm mbi shtylla gjashtekendore, qe secila prej tyre ngjason me nje peme, dhe e tera ngjason me nje pyll. Pasi te vizitojme objektet e permendura do te kemi kohe t elire per dreke ne markaten e madhe te ushqimit "Markthal". kthimi ne Amsterdam ne darke.

Dita 4.

Pas mengjesit do te vazhdojme me nje shetitje me anije ne kanalet e Amsterdamit (15 Eur). Kjo shetitje do tu prezantoje ne nje tjeter forme qytetin, i pare nga nje tjeter kendveshtrim. Pamje te mrekullueshme do te shfaqen para jush te kanaleve, urave, shtepive te tregetareve te shekullit 17-te me catite e tyre karakteristike trekendeshe, varkave shtepi dhe portit te vjeter, si dhe do te degjoni nga guida shpjegimet perkatese.

Dita 5.

Pas mengjesit ne 12.00 nisja nga hoteli per ne aeroportin e Eindhoven-it (10 km, 1 ore 30 min). Fluturimi ne 16.40

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturim me avion Tirane - Eindhoven - Tirane (direkt)
  • Bagazhet e lejuara 8kg ne kabine
  • 4 Nete akomodim ne hotel 4* me mengjes ne Amsterdam.
  • Transfertat nga dhe ne aeroport me autobus dhe ekskursionet sipas programit.
  • Shoqerues dhe guide gjate gjithe kohes.


Ne pakete nuk perfshihen:

Bileta per transport publik, tram, metro, tren.
Hyrjet ne Muzeume.

Foto galeri me pershkrime.

Eshte lezuar 1108 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike