Ju jeni ketu Home » Marketing » Udhetim turistik ne Pulia 11-14 Maj 2017

Udhetim turistik ne Pulia 11-14 Maj 2017

Modifikimi i fundit
Udhetim turistik ne Pulia 11 - 14 Maj 2017
Udhetim turistik ne Pulia 11 - 14 Maj 2017

Udhetim ne Pulia. Udhetime me tragetin GNV dhe autobus.

Datat: 11 - 14 Maj 2017. Cmimi: 259 Eur.
Vende te lira: 9

Udhetim me autobus dhe tragetin GNV ne dhoma 2-she me Pamje Deti (me krevate te ndare (jo marinari), dush dhe tualet).
2 Nete akomodim ne Taranto, hotel 3yje, mengjesi i perfshire.
Vizitohen: Matera - Alberobello - Monopoli - Ostuni - Taranto - Lecce - Galipolli - Otranto. Afati i Fundit per Rezervime eshte data 4 Maj.

Disponibiliteti

Vende te lira: 9.

Programi i detajuar

Dita 1. 11 Maj. Durre - Bari

image
Itinerari Dita 2
19.00 Nisja nga Tirana me autobus ne drejtim te portit te Durresit. 22.00 Nisja me tragetin GNV Durresi - Bari. Mberritja ne bari te nesermen ne mengjes.

Dita 2. 12 Maj. Bari - Monopoli - Alberobello - Ostuni - Taranto

Vizite ne MONOPOLI - ALBEROBELLO - OSTUNI - TARANTO

MONOPOLI - qe nga Greqishtja e vjeter do te thote " qytet unik" edhe ne ditet e sotme eshte nje qytet unik. Nje qytet me shume gjalleri ku jeta moderne nderthuret harmonishem me traditen e lashte te ketij qyteti. 

ALBEROBELLO – Nje fshat i vogel, i cuditshem dhe piktoresk i njohur per shtepite e tij karakteristike me catite konike me rrasa guri. Vizitohet Rione Monti, lagjia me turistike e qytetit. Do te shetisni ne rrugicat e ngushta te kufizuara nga shtepite e vogla te bardha me catite konike “Trulli”. Keto ndertesa jane  te njohura ne gjithe boten per bukurine e tyre karakteristike dhe unike, te cilet perfaqsojne nje nga shembujt me te jashtezakonshem te arkitektures popullore Italiane. Nje pjese e tyre, te kthyera ne dyqane suveniresh ofrojne per turistet nje shumllojshmeri punimesh artizanale vendase, dhe ne baret te vogla ku mund te shijoni veren e shtepise.

OSTUNI Qyteti I bardhe I Pulias. Ky qyteti I mrekullueshem I gjendur ne zemer te Salento, eshte nder qytetet me te bukura Italiane I njohur per shtepite e bardha te cilat jane ndertuar nga rreza deri ne maje te nje kodre. Te ecesh ne rrugicat e tij mesjetare te ndertuara pa asnje plan, dhe shtepite e ndertuara siper njera-tjetres, eshte nje ngaterrese e vertete, por kjo eshte pikerisht ajo cka e ben viziten me argetuese. 

TARANTO – Nje qytet bregdetar shume interesant qe reflekton ne arkitekturen pamjen dhe stilin e jeteses  ndikimin e Perandorive qe e kane pushtuar ne historine e tij te gjate. Vizita fillon ne Qytetin e Vjeter, e cila shtrihet ne nje ishull te vogel e lidhur me ura me pjesen tjeter te qytetit. Keshtjella eshte nje kryeveper arkitekturore ndertuar nga Ferdinandi i Aragoneve ne 1492. Ura e levizshme, Katedralja e Tarantos, qe nga 1070-ta, Piazza Fontana, Piazza Castello etj jane te tjera vende interesante per tu vizituar.

Akomodim ne Hotel dhe mbremje e lire.

image
Itinerari Dita 3
Dita 3. 13 Maj. Taranto - Ostuni - Lecce - Otranto - Gallipoli - Taranto
Vizite: Ostuni - Lecce - Otranto - Gallipoli
Pas mengjesit do te vazhdojme me vizita ne te tjera qytete. 

GALLIPOLI - Nga emri do te thote “Qytet I Bukur” Qendra historike e Gallipoli është e krahasueshme me një ishull të vogël buze detit, eshte nje labiritnt ku te gjitha rruget jane te kryqezuara me njera tjetren, midis shtepive me mure te bardha.

OTRANTO - Pika me lindore e cizmes, qyteti I Martireve, nje perIe e Salentos, nje ure midis lindjes dhe perendimit. Zone e mbushur me plazhe si Karaibet, vend I pasur me Histori, art dhe culture. Otranto eshte e gjitha kjo edhe me shume…

LECCE - Kryevepra Baroke e Italise se Jugut. Qendra historike e qytetit eshte ajo qe mban thesarin arkitekturor te stilit Barok. Rrugicat e vogla piktoreske, Kishat madheshtore si Basilika e Kryqit te Shenjte, dhe sheshet Sant'Oronzo dhe Duomo do te jene qellimi i kesaj vizite.

Ne darke kthimi ne Taranto, akomodim ne hotel dhe mbremje e lire.

Dita 4. 14 Maj. Taranto - Matera - Qender Tregtare - Traget Bari
Vizite: Matera

MATERA - Eshte nje nder qytetet me antike te botes, dhe nje nga me interesantet e Rajonit te Pulias, e cila permban deshmi te njerezimit qe nga Paleoliti deri ne ditet e sotme. Matera njihet edhe si Betlehemme I 2te.Karakteristika me e vecante e ketij qyteti jane shpella te gdhendura mes shkembinjve  te kthyera ne banesa dhe qe quhen “Sassi”. . Mund te endeni ne rrugicat e ngushta midis shkembinjve dhe te mesoni historine interesante te ketij qyteti te vogel. Per tu vizituar jane dhe Kishat “Santa Maria de Idris”, “Santa Lucia alle Malve”, “San Pietro Barisano” qe deshmojne tranzicionin  evolutiv te njeriut nga fazat prehistorike deri ne kristianizem

Pas vizites ne MATERA do te nisemi per ne Bari. Kohe e lire per shopping ne Casamassima, nje nga qendrat me te medha tregtare te Barit.
22.00 Nisja me traget ne drejtim te Durresit.

Dita 5. 15 Maj. Durres - Tirane
Ne mengjes mberitja ne Durres.
Nisja per Tirane dhe fundi i udhetimit.

Info per qytet qe vizitohen

Matera
Eshte nje nder qytetet me antike te botes, e cila permban deshmi te njerezimit qe nga Paleoliti deri ne ditet e sotme. Matera njihet edhe si Betlehemme I 2te. Ne vitet 50, kur populli jetonte neper shpella te gdhendura mes shkembinjve, dhe ishin t detyruar te braktisnin banesat e tyre per te jetuar ne lagjet moderne, askush nuk e mendonte qe do te ishin pikerisht ato shpella “Sassi” qe do te beheshin simboli I ketij qyteti qe rilind. Por Matera nuk eshte  vetem Sassi-t, ajo me antikja eshte ne lagjen Civilta e cila per karakteristikat e saj morfologjike mund te konsiderohet si nje kala natyrore. Me interes per tu vizituar jane Kishat “Santa Maria de Idris”, “Santa Lucia alle Malve”, “San Pietro Barisano” te deshmojne tranzicionin  evolutiv te njeriut nga fazat prehistorike deri ne kristianizem. 
Alberobello
Ky fshat eshte I njohur per shtepite e vecanta “Trulli”. ( Shtepi me mure te bardhe dhe Cati konike me rasa guri) Keto ndertesa jane  te njohura ne gjithe boten per bukurine e tyre karakteristike dhe unike, te cilet perfaqsojne nje nga shembujt me te jashtezakonshem te arkitektures popullore Italiane. Ne nje periudhe histrorike ku ndalohej ndertimi I  banesave fikse, banoret e ketyre tokave treguan nje zgjuarsi te madhe duke shpikur keto “Trulli” te cilet I kane ndertuar me guret e gjetur ne zone. Secili ne forma dhe dimensione te ndryshme. Edhe kisha kryesore e Alberobello “San Antonio” eshte e ndertuar ne stilin e Trulli-t. 
Ostuni – Qyteti I bardhe I Pulias.
Ky qyteti I mrekullueshem I gjendur ne zemer te Salento, eshte nder qytetet me te bukura Italiane I njohur per shtepite e bardha te cilat jane ndertuar nga rreza deri ne maje te nje kodre. Qyteti I vjeter I Ostuni, I quajtur nga banoret e saj si “Toka” asokohe ishte e ngjyrosur plotesisht me gelqere te bardhe, sot ka mbetur vetem pjeserisht. Gjithe bardhesia vjen nga Gelqerja, qe perdorej ne Mesjete sepse ishte material I lehte per tu gjetur, dhe sepse kjo ishte nje menyre per te ndricuar rrugicat e ngushta te qendres historike te Ostuni-t.
Gallipoli- Nga emri do te thote “Qytet I Bukur” 
Qyteti eshte I ndare ne Qytetin e Ri dhe Qytetin e Vjeter.  Qendra historike e Gallipoli është e krahasueshme me një ishull të vogël buze detit I cili lidhet me token dhe zonen e re nga nje ure guri. Qyteti I vjeter perbehet nga ndertesat e lashta dhe kishat ne stilin Barok, u ndertua nga Greket si nje labiritnt ku te gjitha rruget jane te kryqezuara me njera tjetren, midis shtepive me mure te bardha.

Otranto. Pika me lindore e cizmes, qyteti I Martireve, nje perIe e Salentos, nje ure midis lindjes dhe perendimit. Zone e mbushur me plazhe si Karaibet, vend I pasur me Histori, art dhe culture. Otranto eshte e gjitha kjo edhe me shume…

Ne pakete perfshihen:

  • Udhetimi me Tragetin GNV Durres-Bari-Durres ne Kabina 2-she (Krevate te ndare, jo Marinari, Pamje Deti, dush dhe tualet)
  • Autobuzi ne dispozicion sipas programit gjate 5 diteve.
  • Vizitat dhe guida ne qytet e permendura ne program.
  • 2 Nete akomodim ne Taranto, hotel 3 yje me mengjes.
  • Shoqerues nga agjensia gjate gjithe udhetimit.
  • Vendet ne autobus caktohen ne momentin e rezervimit
Kontakt
Fjalet me * jane te domosdoshme.
Eshte lezuar 2508 here
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike