Ju jeni ketu Home » MTI TRAVEL BLOG » Muzeu i Prados, Madrid » 3 Zanat e Rubensit, 'Three Graces'

3 Zanat e Rubensit, 'Three Graces'

3 Zanat e Rubensit, 39;Three Graces39;
In Muzeu i Prados, Madrid

Autor: RUBENS, Shkolla Fleminge Tema; Mitologji

The Three Graces- Rubens Sipas Hesiodit kishte 3 Hire ( Zana- Zemergjeresi), Aglaia qe do te thote ndricim, Euphrosyne qe do te thote Gezim, dhe Thalia qe do te thote Lulezim. Te tre Hiret ishin virgjeresha te pastra qe jetonin me perendite, sherbenin ne bankete, dhe per te nxitur deshiren per te jetuar. Ato I sherbyen Aferdites, perendeshes se bukurise, dhe nuk ishin kurre te merzitura. Ato I dhane njerzve dashamiresi, karakter te drejte si dhe embelsi ne biseda. Ato jane prezantuar si 3 virgjeresha te bukura, dhe ishin ose krejtesisht te zhveshura ose te veshura me nje cope pelhure transparente. Qendronin ashtu te bashkuara te treja ne menyre qe dy prej fytyrave ishin kthyer nga spektatori dhe njera e kthyer ne te kundert. Rubens I tregon ato afer nje burimi, nen peisazhin e luleve, qiellit dhe pemeve. Portretet jane bazuar ne skulpturen klasike, ne te cilen eshte e dukshme tentativa e artistit per te percjelle ftohtesine e mermerit ne lekuren e tyre. Portreti I majte eshte frymezuar nga gruaja e tij e dyte Helene Forment. E pikturuar pak pas marteses se tij, e cila tregon lumturine e jetes se artistit. Kjo picture e vonshme e Rubens e tre figurave te zhveshura ilustron ne menyre madheshtore trajtimin e e misherimit njerezor. Rubens I nderton ato me 3 ngjyrat primare, te verdhe, te kuqe dhe blu. Ne picture duket qarte nje perqindje e larte e ngjyres Blu. Ne kete menyre, figura njerezore mbart te njejtat ngjyra primare qe perbejne pamjen e botes dhe te te gjithe kozmosit. Kjo picture I perkiste artistit deri ne vdekjen e tij ne 1640 dhe me pas u fitua nga Felipe i 4 dhe u dergua ne Spanje.
https://www.mtitravel.al/components/com_mikro/images/up/s1/
https://www.mtitravel.al/inner.php/mikro/
Back to page
 
Please wait...

Blog Turet e Shkurt-it

Blog Turet e Pranveres

Blog - Shen Valentini - Festat e Marsit

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike