Ju jeni ketu Home » Arkiva » Paris 28 - 31 Mars 2024

Paris 28 - 31 Mars 2024

Modifikimi i fundit
Paris Mars 2024
Paris Mars 2024

Udhetim ne Paris, fluturim direkt, ekskursione me autobus, tur ne grup,me guide

Paris, 3 Nete/4 Dite, 28-31 Mars 2024
Cmimi 560 Eur.
Nisja: Tirane 12:30 - 15:30 Paris. 
Kthimi: Paris 16:05 - 18:40 Tirane (Fluturim direkt)
Ekskursione me autobuz dhe kembe, shetitje me anije, shopping etj.

Disponibiliteti

Vende te Vlefshme: +10

Programi.. Dita 1

Nisja nga Tirana me avion dhe mberritja ne Paris 15.30. Transferta ne Hotel me autobus. Marrja e dhomave. Darka e lire.

Dita 2. 

09.00 Pas mengjesit ne hotel nisja me autobuz ne:  Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes, dhe perfundon ne Katedralen e Parisit.
Ne kete tour autobozi ndalon ne disa objekte per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 09.30 dhe mbaron 13.30 ne dreke. Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fast foode me cmime te ndryshme. 
Mbas Drekes 14.00 Shetitje me anije ne Sene. 
17.00 vajtje ne Kullen Eifel. Siaps deshires kohe e lire per tu ngjitur lart ne kulle.
Kthimi ne hotel me metro te shoqeruara nga Guida.

Dita 3. 

Pas mengjesit nisja per ne Montmartre. Vizite e Bazilikes, sheshit te piktoreve. Pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Pikaso. Darka ne nje nga restorantet e lagjes Montamartre.
Opsionale: spektakli muzikor: Moulin Rouge (Rezervimi duhet te behet ne avance)
Kthimi te shoqeruar nga guida (me metro)

Dita 4.

Pas mengjesit, Vizit Muzeu i Louvrit. bulevardi Champs-élysées. Nisja me autobus nga Hoteli 11.30, per ne aeroport.
Fluturimi me avion nga Parisi 16.05 Mberitja ne Tirane 18.40

E Rendesishme:

Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante 40x30x20 ne 10 kg per person,  Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj)

Perfshihen
  • 3 nete fjetje ne hotel 4* me mengjes. 
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion, Tirana-Paris-Tirane, Fluturim DIREKT.
  • Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip.
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia.

Ne cmim nuk perfshihen:

Biletat e hyrjeve ne Pallatin e Versajes, Muzeun e Louvrit, Kulla Eifel, levizjet me transport publik jashte orareve te Autobusit te rezervuar.

E Rendesishme:

Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante dore deri ne 10 kg per person, me permasa 40x30x25. Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj)

Eshte lezuar 2670 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Blog Turet e Pranveres

Blog - Shen Valentini - Festat e Marsit

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike