Ju jeni ketu Home » Shen Valentini - Festat e Marsit » Toskana 11 - 14 Mars 2023

Toskana 11 - 14 Mars 2023

Modifikimi i fundit
Toskana 26 - 29 Nentor 2022
Toskana 26 - 29 Nentor 2022

Vizitohen: Firenze-San Gimignano-Siena-Piza

Datat: 11 - 14 Mars - 3 Nete/4 Dite (te plota).
Cmimi: 499 Euro 

Fluturimi Tirane-Pisa (nisja 13.20) / Pisa - Tirane (nisja 17.00)
Vizitohen: Firence, San Gimignano, Siena, Piza.
Hotel ne qender te qytetit. 
Bagazh kabine 40x30x20 cm. 1 Cope. Lengjet deri 100 ml.

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Vende te lira me kerkese...

Programi

Dita 1: E Shtune. Tirane-Firence

Nisja nga Tirana me avion ne 13:20. Mberritja ne aeroportin e Pises ne 15:05, dhe nisja per ne Firenze.

Vizite ne Piazzale Michelangelo. Me pas, me autobus do te transferohemi ne qender dhe nga aty vizita vazhdon me kembe. Qyteti I Firences terheq miliona turiste cdo vit, dhe UNESCO e deklaroi Qendren Historike te Firenzes nje trashegimi boterore ne vitin 1982. Ky qytet njihet per kulturen e tij, artin dhe arkitekturen e Rilindjes, dhe monumetet. Qyteti gjithashtu ka nje numer te madh muzeumesh dhe galerish, si psh. The Uffizi Gallery dhe Palazzo Pitti, dhe ende ushtron nje ndikim te madh ne fushat e artit, kultures dhe politikes. Per shkak te trashegimise artistike dhe arkitekturore te Firenzes, eshte njohur si nje nga qytet me te bukura ne bote.
Rreth ores 18:00-19:00 do te bejme transferimin ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.

Dita 2: E Djele. Firenze

Pas mengjesit ne hotel, Do te vazhdojme viziten e qytetit te Firences. Kompleksin e Katedrales, Piazza della Signoria, Ponte Vechio. Pallatin Piti etj. Dreka e lire. Mbasdite kush deshiron mund te vizitoje muzeun e famshem Ufizzi (me rezervim paraprak perpara nisjes). Akomodimi ne Firenze.

toskana map

Dita 3: E Hene Siena - San Gimignano

Pas mengjesit ne hotel, ne oren 08:30 do te behet nisja me autobus per ne San Gimignano, Qyteti i Kullave te bukura ndodhet ne Toskana, 56km ne jug te Firences. Ai sherbeu si pike lidhje e rendesishme per pelegrinet qe udhetonin drejt ose nga Roma ne rrugen Francigena. Familjet patriciane qe kontrollonin qytetin ndertuan afro 72 shtepi-kulla (disa te larta deri ne 50m) si simbole te pasurise dhe fuqise se tyre. Edhe pse vetem 14 kane mbijetuar, San gimigniano ka ruajtur atmosferen dhe pamjen e tij Feudale. Qyteti gjithashtu ka disa kryevepra te artit Italian te shekullit 14-15. Brenda mureve te qytetit ndertesat e ruajtura mire perfshijne shembuj te arkitektures romake dhe asaj gotike, me ndertesat mbreslenese laike dhe kishat. Ky qytet eshte gjithashtu I njohur per shafranin, Proshuten e Arte, dhe veren e tij te bardhe, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji I vjeter I rrushit Vernaccia I cili rritet ne kodrinat ranore te zones.

Pas vizites ne qytetin e San Gimignanos do te jene rreth dy ore te lira per kafe ose per te ngrene. Pas dreke do te vizitojme Sienen. Qendra historike e Sienes eshte deklaruar nje trashegimi boterore nga UNESCO, dhe eshte nje nga vendet turistike me te vizituara. Siena eshte e njohur per kuzhinen e saj, artin, muzete, peisazhet mesjetare te qytetit dhe Palio-n, nje gare me kuaj qe behet dy here ne vit. Nje nga vendet per tu pare ne Siena eshte dhe Palazzo Pubblico, i cili eshte nje pallat qe daton ne vitin 1287 dhe u ndertua si nje shtepi per qeverine republikane te qytetit. Nje tjeter atraksion turistik eshte Piazza del Campo, nje nga sheshet mesjetare me te bukura te Europes, ne formen e nje guacke i cili ka shume monumente qe e rrethojne. Midis tyre eshte edhe Torra del Mangia, e cila ishte nje nga kullat laike me te gjata ne Italine mesjetare.
Mbasdite do te behet kthimi me autobus ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.

Dita 4: E Marte. Piza - Shoping - Aerorport
Ne oren 08:00 do te behet nisja per ne Piza bashke me bagazhet.  Para se te arrijme ne Pisa do te keni 3 ore te lira per te bere shopping, dhe me pas do te vazhdojme me viziten. Pisa eshte kryeqyteti I provinces se Pises. Megjithese Pisa eshte I njohur per kullen e saj qe anohet, ky qytet perfshin me shume se 20 kisha te tjera, disa vende mesjetare, dhe ura te ndryshme. Ne kete qytet ndodhet gjithashtu dhe Universiteti i Pises, i cili ka nje histori qe prej shek. 12 dhe Scuola Normale Superiore di Pisa, e themeluar nga Napoleoni ne 1810.
Ne oren 15:00 do te behet nisja nga Pisa per ne areoport. Fluturimi nga Pisa ne Tirane ne 17:00 dhe mberritja ne Tirane ne 18:40.

    Ne pakete perfshihen:

    • Fluturimi me avion vajtje-ardhje. Bagazhi i perfshire cante shpine 20x30x40 cm
    • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel  ne Firence ne qender
    • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
    • Shetitjet me autobus sipas programit.
    • Guida sipas programit
    • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
       

    Ne pakete nuk perfshihen:

      • Hyrjet ne muzeume.
      • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet” , taksat e turistit ne hotele (13.5 eur/person/3 nete)
      • Bakshish per shoferin e autobuzit 
      • Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 120 Euro. 



Komento | Cancel reply

Ju lutemi konfirmoni qe nuk jeni robot!
reply
Publish
Delete
Komenti juaj do te publikohet pasi te aprovohet nga operatori.
https://www.mtitravel.al/inner.php/ajax
 
Please wait...
Eshte lezuar 2231 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Blog Turet e Pranveres

Blog - Shen Valentini - Festat e Marsit

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike